BotaLajmeRajon

Operatorët turistikë shqiptarë dhe punonjësit e Ministrisë së Turizmit të bllokuar në Izrael

Disa operatorë turistikë dhe punonjës të Ministrisë së Turizmit të Shqipërisë janë bllokuar në Izrael, raporton Top Channel.

 Përveç shqiptarëve që jetojnë në Izrael, rrezikun e ndjejnë edhe operatorët turistikë shqiptarë dhe përfaqësues të Ministrisë së Turizmit, të cilët ndodhen për një vizitë të shkurtër. Një ditë para sulmit të papritur nga Irani, me ftesë të ambasadores shqiptare Mary Kumbe, në bashkëpunim me autoritetet izraelite, ata morën pjesë në një aktivitet turistik “Albania all senses”, ku nuk munguan edhe operatorët turistikë izraelitë, thekson televizioni.

Ata kanë fluturuar nga Tirana në Tel Aviv më 11 prill, dhe është dashur të ktheheshin sot në Shqipëri, por fluturimi u anulua. Atyre iu premtua se më 19 prill do të organizohej një kartë për Qipron.

Informacioni për Top Channel konfirmohet nga Unioni Shqiptar i Turizmit, nga ku shtojnë se autoritetet vendase i kanë akomoduar shqiptarët vizitorë në hotelin Kempinski në Tel Aviv, që ndodhet në një zonë pranë Ambasadës Amerikane.

Ministria e Evropës dhe Punëve të Jashtme të Shqipërisë njoftoi se është në komunikim të vazhdueshëm me të gjithë shtetasit shqiptarë që ndodhen në Izrael, me qëndrim të përkohshëm apo të përhershëm.

Show More

Related Articles

Back to top button