Skuadra e Juventusit ka arritur marrëveshje për transferimin e mbrojtësit, Gleison Bremer.
“Zonja e Vjetër” ka arritur marrëveshje me Torinon për transferimin e mbrojtësit cilësor, Bremer, përcjell GazetaBlic Sport.
Sipas Sky Sports, Juventus do të paguajë 40 milionë euro për transferimin e Bremer.
Tashmë, Juve po diskuton vetëm për çështjet finale me futbollistin.
Kujtojmë se Inter ishte shumë afër transferimit të futbollistit, derisa Juventusi u fut në garë dhe e ‘rrëmbeu’ atë./GazetaBlic Sport/