LajmeMaqedoni

Taravari nga Zhelina: Ne do t’i ulim kontributet për të punësuarit, do t’i rrisim subvencionet për fermerët

Kandidati për president nga radhët e koalicionit VLEN, Arben Taravari sonte në tubimin qëndror në Zhelinë premtoi se do t’i ulin kontributet për të punësuarit si dhe do t’i përkrahin ndërrmarjet e mesme.

“Ne do t’i ulim kontributet për të punësuarit, do t’i përkrahim ndërrmarrjet e mesme kurse për fermerët do të rrisimi subvencionet. Çiftet e reja do të marrin kredi më 0 % kamatë për blerjen e banesave. Qytetarë të nderuar, jeta e dinjitetshme kombëtare kthehet vetëm me VLEN. Për të rritur dinjitetin kombëtar nevojitet stabilitet e qendrueshmëri”, deklaroi Taravari.

Taravari më tej shtoi se koalicioni VLEN ka program edhe për në arenën ndërkombëtare.

Edhe në arenën ndërkombëtare kemi plane 8 pikëshe 9 pikëshe, shumë pikëshe por ama për zhvillim për integrim në Evropë. Për pëmirësimin e sistemit shëndetësor, arsimor dhe për mirëqenie ekonomike” shtoi Taravari. /Shenja/

Show More

Related Articles

Back to top button