Dokumentet personale mund të merren edhe sot, në ditën e zgjedhjeve, njoftojnë nga MPB.
“Ministria e Punëve të Brendshme njofton qytetarët se Departamenti i Çështjeve Civile, gjegjësisht të gjitha seksionet për punët administrative të kësaj njësie organizative pranë MPB-së, do të punojnë për dhënien e dokumenteve personale më datë 24.04.2024, me orar pune nga ora 8:00 deri në 19:00”, thuhet në njoftimin e MPB-së.
Po ashtu, qytetarët e Shkupit do të mund të marrin letërnjoftimet e tyre në stacionet policore në Shkup.
Kujtojmë se në zgjedhjet presidenciale sot mund të votojnë shtetasit të cilëve dokumentet personale u kanë skaduar nga data 24 korrik 2023 deri më 24 prill për çfarëdo arsye, me forcën e ligjit apo afatin e vlefshmërisë. Sipas dispozitës kalimtare të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, e cila do të zbatohet vetëm për zgjedhjet e këtij viti, zgjedhësit do të mund të votojnë me letërnjoftim ose dokument udhëtimi të cilit i ka skaduar vlefshmëria në periudhën 9-mujore deri në datën ditën e zgjedhjeve./Telegrafi/