LajmeMaqedoni

Maqedonia e Veriut: Pak mundësi për të rinjtë

Rreth 700,000 shtetas të Maqedonisë së Veriut, gati një e treta e popullsisë, kanë shkuar për të kërkuar fatin diku tjetër, p.sh. në vendet e Bashkimit Evropian. Maqedonia e Veriut është një nga vendet me shkallën më të lartë të emigracionit në mbarë botën.

 Popullsi në tkurrje

Sipas prognozave shoqëria është duke u tkurrur gjithnjë e më shumë, besimi tek politika ka rënë dhe anëtarësimi në BE vazhdon të jetë larg. Kjo shkakton frustrim në gjithë vendin. Kjo të bie mjaft mirë në sy në stacionin e autobusëve të Shkupit, ku sheh mjaft vetë që largohen nga vendi. Burrat shkojnë, familjet qëndrojnë.

Shpesh nga vendi nuk largohet vetëm një pjesëtar i familjes, kryesisht babai, por në shumë raste e gjithë familja. Emigrimi i popullsisë vihet re edhe në shkolla, sidomos në fshatra, që janë duke u zbrazur ngadalë.

Mungesë perspektive

“Numri i nxënësve është duke rënë çdo vit, sepse njerëzit shkojnë në Itali ose Gjermani. Në fillim ikin baballarët, pastaj ata kthehen pas disa muajsh dhe marrin me vete gratë dhe fëmijët. Ata i çregjistrojnë fëmijët nga shkolla dhe e gjithë familja largohet.” – tregon kujdestari i shkollës së një fshati, ku tani kanë mbetur vetëm pesë nxënës. “Ju bëj be, se po të isha i ri edhe unë do të kisha ikur. Këtu nuk ke çfarë bën më!” – shton ai.

Kur pyet njerëzit që nisen për emigrim dhe ata që i përcjellin në stacionin e autobusëve ,për çfarë arsye, ata të thonë: nuk ka punë, ka shumë korrupsion, nuk ka perspektivë. (DW),

Show More

Related Articles

Back to top button