Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (SSM) ka paralajmëruar protestë për 1 maj dhe do të kërkojë që paga minimale të rritet në 450 euro.
LSM do të kërkojë kthimin e shpenzimeve të ushqimit dhe transportit në masën 20 për qind të pagës mesatare dhe rritje të pagës minimale në të paktën 450 euro. Këto kërkesa sipas sindikatave duhet të merren parasysh në 100 ditët e para të qeverisjes së re.