Moti sot do të jetë me diell me vranësira të vogla deri në mesatare. Prej mesditës do të ketë kushte për jostabilitet lokal me reshje të rrëmbyeshme dhe stuhi. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 3 deri në 10, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 17 deri në 23 gradë.
Në Gostivar moti do të jetë me diell me vranësira të ulëta deri mesatare dhe në pjesë të rajonit me kushte për reshje të rrëmbyeshme afatshkurtër. Temperatura minimale do të zbresë deri në 6, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 22 gradë.