LajmeMaqedoni

Më 2 qershor në Uashington do të mbahet Dialogu strategjik Maqedoni-ShBA

Më 2 qershor në Uashington do të mbahet Dialogu i ardhëm Strategjik me SHBA-të. Bëhet fjalë për proces jashtëzakonisht të rëndësishëm, që në afat të mesëm dhe të gjatë do të sjellë përfitime të rëndësishme për qytetarët tanë dhe vendin.

Këtë e njoftoi Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani në hapësirat e MPJ-së, para studentëve nga disa Universitete të vendit.

“Dialogu strategjik paraqet avancim të marrëdhënieve tradicionalisht miqësore dhe konfirmim të aleancës së fortë mes dy vendeve. Maqedonia e Veriut është vend i parë ndër gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor që ka filluar këtë proces”, theksoi Osmani, duke shtuar se me këtë bashkëpunim bilateral fiton një dimension tjetër, me qëllime dhe rezultate specifike.

Konkretisht, në interes të komunitetit akademik dhe studentëve, u theksua se në fokus të agjendës së dialogut do të jetë bashkëpunimi në fushën e arsimit dhe programet për shkëmb studentor.

“Kjo do të hapë mundësi të reja për intensifikimin e marrëdhënieve ndërmjet të rinjve të të dy vendeve, përmes promovimit të kulturës dhe shkëmbimit arsimor. Bëhet fjalë për bursa për më shumë programe akademike, profesionale dhe kulturore, dedikuar studentëve, arsimtarëve, profesionistëve dhe liderëve të ardhshëm në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, theksoi ai.

Në këtë ngjarje morën pjesë edhe përfaqësues nga Ambasada e SHBA-ve, si dhe shumë diplomatë nga Ministria e Punëve të Jashtme, ku studentët kishin mundësinë për diskutim ineteraktiv, përmes së cilit në mënyrë më të detajuar kishin mundësinë që të informohen për të gjitha temat me interes.

Show More

Related Articles

Back to top button