LajmeRajon

Opozita në Tiranë sërish përballë Bashkisë, Policia e Shtetit me plan masash

Mbështetësit e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, së bashku me opozitën e Rithemelimit do të zhvillojnë sot protestën e radhës përpara Bashkisë së Tiranës.

Manifestimi do të nisë në orën 11:00 dhe pritet të kërkohet sërish dorëheqja e kryebashkiakut Erion Veliaj në lidhje me çështjen e drejtorëve të arrestuar apo për inceneratorët.

Duke qenë së në protestat e mëparshme janë shënuar momente përplasje me efektivët dhe hedhje bombash molotiv, policia e shtetit ka marrë një plan masash, teksa iu bën thirrje organizatorëve për ruajtjen e qetësisë.

Mes masave të policisë parashikohet dhe pezullimi i përkohshëm i qarkullimit të mjeteve pranë qendrës së qytetit.

Show More

Related Articles

Back to top button