LajmeMaqedoni

Fronti Europian paralajmëron padi për anëtarët e KSHZ-së! Osmani: Motivet janë që të njolloset komuniteti shqiptar

Fronti Evropian ka kundërshtuar me padi në Gjykatën Administrative vendimin e Komisionit Shtetëror Zgjedhor për rivotim në disa vendvotime në njësinë pesë dhe gjashtë zgjedhore.
 Bujar Osmani tha se ngjarjet në KSHZ u rikujtuan shqiptarve majorizimin e vitëeve të  90-ta. Sipas tij, në këtë lojë politike, siç ai e quajti,  është e përfshirë edhe LSDM-ja, që pretendon një deputet në njësinë numër pesë e njëkohësisht pretendon që të zhvendosë BDI nga lista si forca e dytë politike në vend.

Bujar Osmani paralajmëroi edhe padi ndaj 6 anëtarëve të KSHZ-së. Gjykata Administrative ka kohë 48 orë nga dorëzimi i ankimimit që të vendosë për të njëjtin.

“Unë mendoj se Gjykata Administrative duhet t’i hedh poshtë, sepse nuk ka asnjë bazë faktike. Të gjitha vendimet janë marrë me marrëveshjet politike, me një majorizim që I rikujtoi shqiptarët edhe njëherë në majorizimin e viteve të 90-ta. Nuk ka asnjë bazë për këto vendime, veçanërisht në vendlindjen e kryetarit të një prej partive politike në opozitë. Ku kanë fituar dy me një. Të ankimoni atje ku mendoni se keni kontroll të trupit votues, njëherë është ofendim për ata banorë të fshatit Llërcë, se ata janë vjedhës të votës, por edhe nën dy se ju I kontrolloni ata dhe se në rivotim do të mund të nxirrni dhe të tejkaloni dallimin  që të mund të zvogëloni numrin e deputetëve të Frontit.”, Bujar Osmani.

Osmani apeloi deri tek komuniteti ndërkombëtarët që të ndjekin me kujdes të gjithë procesin.

Një ditë më parë KSHZ njoftoi se shtatë nga 27 kundërshtimet e parashtruara nga partitë politike. Njëri nga kundërshtimet është nga koalicioni “Vlen”, ndërsa 6 të tjerat nga koalicioni “Maqedonia jote” të udhëhequr nga VMRO-DPMNE, për njërën nga këto vendvotime ka paraqitur kundërshtim edhe Koalicioni “Për Ardhmërinë Evropiane” të udhëhequr nga LSDM.

Kundërshtimet e tjera u refuzuan ose u tërhoqën. KSHZ-ja konstatoi parregullsi gjatë votimit dhe numërimit të votave në Zhelinë, Manastir, Strugë, Ohër, Kërçovë, Krushevë, Resnjë, Demir Hisar dhe Dollneni.

Tani KSHZ-ja do të presë përfundimin e padive para Gjykatës Administrative.

Show More

Related Articles

Back to top button