LajmeMaqedoni

Mexhiti: Ndryshimet kushtetuese mbeten prioritet, por do të punojmë me komunitetin ndërkombëtar për të marrë garanci të reja

Anëtarët e grupit punues që do t’i udhëheqë negociatat me OBRM-PDUKM-në për formimin e shumicës parlamentare tashmë janë nominuar, tha kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti.

“Në “VLEN” tashmë janë nominuar anëtarë nga të gjitha subjektet politike. Në grupin punues nga Lëvizja Demokratike është Visar Ganiu, nga Aleanca për Shqiptarët, Azir Aliu dhe dy anëtarë nga Lëvizja Besa dhe Alternativa.

Në pjesën e programit do të përfshihet edhe Bekim Qoku nga Vetëvendosje. Ai nuk do të jetë pjesë e Qeverisë, por do të jetë në grup parlamentar dhe do të ketë zërin e tij si deputet, tha Majiti në sonte në “Top Tema” në televizionin “Telma”.

Ai e vlerësoi Mickoskin se përkundër faktit se ka marrë 58 deputetë, ka ardhur në selinë e “VLEN-it” dhe e konsideron si fillim të mbarë dhe shenjë se nuk e ka arrogancën e OBRM-PDUKM-së së vjetër dhe të Gruevskit. Sipas Majitit, një gjest kaq i vogël tregon respektin që u ka treguar lideri i OBRM-PDUKM-së.

Mexhiti theksoi se janë për miratimin e amendamenteve kushtetuese dhe kjo çështje mbetet prioritet kryesor.

“Kjo qeveri do të jetë e qëndrueshme dhe do të ketë mbi 75 dhe 80 deputetë. Shqiptarët nuk kanë dilemë për ndryshimet kushtetuese, por pa komunitetin maqedonas, pa OBRM-PDUKM-në që ka 58 deputetë që vendosin për këtë nuk mund të bëhet vetëm me vullnetin tonë të mirë. Vlerësojmë që duhet të kontribuojmë në këtë drejtim. Ne duhet të miratojmë ndryshimet kushtetuese”, shtoi Mexhiti.

Mexhiti tha se së bashku me komunitetin ndërkombëtar do të punojmë që të marrim garanci dhe mos të ketë kushte të reja, por ato mbeten prioriteti kryesor për të cilin po hyjmë në këtë qeveri me orientim evropian./Telegrafi/

Show More

Related Articles

Back to top button