LajmeRajon

Çfarë përmban draft-statuti i FES-it të cilin Kosova e mori për bazë për Asociacionin?

Kosova së fundmi ka nisur përgatitjen e një draft-statuti për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe i cili pritet të dërgohet në Kushtetuese deri në fund të këtij muaji.

Ky draft-statut është duke u hartuar bazuar në propozimin e bërë nga Fondacioni Friedrich Ebert Stiftung në bashkëpunim me Institutin Evropian për Paqe.

Të njëjtit një vit më parë kishin publikuar një version për themelimin e Asociacionit.

Sipas këtij draft-statuti, Asociacioni do të formohet në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Drafti përmban 7 kapituj dhe 18 nene.

Në kapitullin e parë neni 1 pika 2 thuhet se “Statuti do të miratohet nga kuvendi themelues i Asociacionit/Bashkësisë i formuar nga anëtarët me votim të kuvendeve komunale të komunave pjesëmarrëse në përputhje me Ligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes së Parë dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Statuti do të miratohet me akt juridik të Qeverisë së Kosovës dhe do të marrë fuqinë e një rregulloreje të Qeverisë sipas sistemit juridik të Kosovës pas shqyrtimit nga Gjykata Kushtetuese.

Ky draft-statut thekson se Asociacioni do të jetë si person juridik i themeluar në përputhje me Kushtetutën dhe sistemin juridik të Kosovës.

Tutje theksohet se  Asociacioni/Bashkësia do të ketë simbolet e veta zyrtare, duke përfshirë stemën dhe flamurin, të cilat do të dizajnohen nga Bordi i Asociacionit/Bashkësisë në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe Ligjin për Qeverisje Lokale.

Draft-statutin e plotë nga FES mund ta gjeni KËTU. /Telegrafi/

Show More

Related Articles

Back to top button