LajmeMaqedoni

Lëvizja e lirë e mallrave, Kapitulli i parë i negociatave të RMV – BE

Maqedonia e Veriut e ka mbajtur konferencën e parë ndërqeveritare me BE-në, me çka edhe zyrtarisht i ka filluar negociatat për anëtarësim në Union.

Pas konferencës së parë ndërqeveritare, Komisioni Evropian menjëherë e ka filluar edhe procesin e skriningut, i cili përmban 35 kapituj. Telegrafi Maqedoni do t’iu informojë për përmbajtjen e secilit kapitull nëpër të cilët duhet të kalojë Maqedonia e Veriut.

Kapitulli i parë: Lëvizja e lirë e mallrave

Parimi i lëvizjes së lirë të mallrave do të thotë se produktet duhet të lëvizin lirshëm nga një shtet i Bashkimit Evropian (BE) në një shtet tjetër. Në të gjithë shtetet anëtare, ligji dhe rregullat tjera duhet të jenë të njëjta. Ligjet e harmonizuar për produktet duhet të jenë të njëjta pas çdo procesi të skriningut në shtetet e BE-së. Për këtë kapitull të skriningut duhet shumë kapacitete administrative dhe fuqi intelektuale. Zbatimi i ligjeve do të thotë edhe matje horizontale dhe procedurale në standardizim të të dhënave të akredituara dhe vendosjen e rregullave të përbashkëta të tregut.

Ndryshe, përveç kapitujve të BE-së, Maqedonia e Veriut ka nënshkruar edhe protokoll me Bullgarinë, i cili përmban gjithashtu disa rekomandime dhe detyrime, të cilat duhet të plotësohen nga të dy shtetet, për të mos pasur pengesa në anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE.

Show More

Related Articles

Back to top button