Nëpunësit doganorë kanë sekuestruar 4,8 kilogramë flori me vlerë prej 20,4 milionë denarë, pas kontrollit të një autobusi në vendkalimin kufitar Bogorodicë gjatë hyrjes në vend.
Siç njoftoi Drejtoria e Doganave, nëpunësit doganorë në vendkalimin kufitar Bogorodicë kanë përzgjedhur një autobus, i cili ka qarkulluar në linjën Stamboll-Gostivar, me ç’rast është kryer kontrollim i plotë.
Në pjesën e bagazheve u gjet një çantë e zezë, në të cilën u zbulua flori me peshë 4.8 kilogramë në nëntë pako të mbështjella me plasmas. Shoferi i cili fillimisht deklaroi se nuk kishte asgjë për të raportuar, pasi u zbulua ari, konfirmoi se çanta ishte e tij.
“Me këtë rast është parandaluar shmangia e pagesës së tatimit në vlerë prej 5 milionë denarëve”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë doganore.