Ish i dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë se është dashur të insistohet më shumë në zbatimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, sesa në afrimin e Kosovës dhe Serbisë, gjegjësisht në takimet.
Ai ka thënë se çështja e zbatimit të Asociacionit është më e vështira.
Është dashur të insistojmë më shumë në zbatimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, në vend se të lehtësonim afrimin e të dyja palëve sepse në disa raste ne kemi vërejtur se ka pasur vullnet në të dyja palët”, tha Escobar në një intervistë për Qendrën për Evropë të Këshillit Atlantik.
Ai po ashtu është pyetur nëse prioritizimi i Asociacionit ka qenë strategjia më efektive, gjersa theksoi se çështja e zbatimit të Asociacionit është më e vështira.
“Prandaj, ishte e rëndësishme që Kosova të sinjalizonte vullnetin e saj për të adresuar çështjen e minoriteteve, minoritetit serb brenda kufijve të saj. Kjo është e rëndësishme”, tha ai.