Manchester City i Pep Guardiola është një nga skuadrat më të mira në historinë e futbollit anglez. Në fakt, me fitoren ndaj West Ham, “qytetarët” fituan për të katërtën herë radhazi Premier League. Një rezultat ky i paarritur nga askush tjetër në histori
“Kur mbërrita këtu, nëse dikush do të më thoshte se do të fitoja gjashtë kampionate në shtatë vjet, nuk do ta besoja. Do t’i kisha quajtur të çmendur. Me Manchester United, Liverpool, Chelsea, me të gjitha këto ekipe…Gjithsesi, vetëm midis janarit dhe shkurtit menduam se mund të fitojmë titullin e katërt radhazi”, u shpreh Guardiola.
“Ne ishim pa Haaland për disa muaj dhe Álvarez bëri një punë të jashtëzakonshme. Foden është një talent i madh. Në momentin e rëndësishëm ishte vendimtar. Ne kemi lojtarë fantastikë, por me Foden kemi një avantazh”, u shpreh spanjolli.
“Arsenal na shtyu në një nivel tjetër. Liverpool e kishte bërë në të kaluarën, por në dy sezonet e fundit ishte radha e Arsenal të rivalizonte. Mesazhi është se ata do të na bëjnë luftë për disa vite. Ata kanë një trajner të ri dhe shumë lojtarë të talentuar, na paralajmëruan se duhet të jemi të kujdesshëm në vitet e ardhshme”, tha Guardiola. I pyetur për çelësin e suksesit, trajneri i Manchester City shton: “Nuk e di. Shumë punë, duhet të jesh i përulur. Nuk po them se jam një menaxher i keq, por kam mbështetje të jashtëzakonshme nga klubi. Ne kemi një etikë të madhe pune, të gjithë kontribuojnë me puna. Kjo është e vërteta dhe realiteti. Nuk ka shumë evolucion. Drejtori sportiv më jep këta lojtarë dhe unë duhet të gjej pozicionin më të mirë për ta. Ne duhet të përshtatemi me karakteristikat e lojtarëve. Nuk është se kam një ide dhe të gjithë duhet ta ndjekin atë, ne përshtatemi me lojtarët”, tha Guardiola.
Trajneri spanjoll ka ende edhe një vit kontratë, duke e bërë të paqartë të ardhmen e tij.
“Realiteti është se jam më afër largimit… Unë kam folur tashmë me klubin dhe kam thënë që për momentin dua të qëndroj. Do të jem këtu sezonin e ardhshëm, pastaj do të flasim për këtë. U kam tetë apo nëntë vjet këtu, ndaj do të shohim”.