LajmeMaqedoni

 Punonjësit e postës protestojnë për pagat dhe reformat në organizatë

Të punësuarit e SHA “Posta e Maqedonisë” sot në të gjitha filialet në vend do të mbajnë protestë duke kërkuar pagesën e pagës për muajin prill dhe fillimin e menjëhershëm të reformave për riorganizimin dhe optimizmin në punë.

“Për shkak të seriozitetit të situatave në të cilën është sjellë mbijetesa e SHA Postës së RMV-së, ruajtja e vendeve të punës të punonjësve dhe ekzistenca e familjeve të tyre, organizatave sindikale dhe të punësuarve më  22.05.2024 (e mërkurë) me fillimin e orarit të punës nga ora 08:00 do të mbajë protestë në të gjitha filialet në Maqedoni”, thonë nga sindikata e SHA Postës.

Të punësuarit, siç thonë nga sindikata, me protestë e nisin procedurën për grevë.

Show More

Related Articles

Back to top button