LajmeRajon

Cameron: Problemet e Ballkanit Perëndimor janë edhe të Evropës

Sekretari i Jashtëm britanik, David Cameron theksoi se problemet e Ballkanit Perëndimor janë edhe të Evropës. Në konferencën për mediat me kryeministrin Rama, ai theksoi se nëse ia del mbanë rajoni i Ballkanit, atëherë mbanë do t’ja dalë edhe Evropa. Ai premtoi se do të rikthehet sërish në Shqipëri.

“Faleminderit që thatë se jam mik i Ballkanit Perëndimor dhe rajonit. Për mua është kompliment i madh. Në fakt, kam një këndvështrim të drejtë dhe të thjesht që kur Ballkani Perëndimor ia del atëherë edhe Evropa ia del mbanë. Nëse ka probleme në Ballkanin Perëndimor atëherë ka edhe në Evropë është në interesin tonë të përbashkët që të ndihmojmë me procesin e paqtimit, rritjes ekonomike dhe mirëkuptimit. Për mua kjo është përparësi dhe ka qenë edhe kur kam qenë kryeministër.

Jam i kënaqur që do të vini në takimin me 18 Korrik, një takim i rëndësishëm jo vetëm për vende të BE, por edhe si Shqipëria dhe Mbretëria e Bashkuar. Do të flasim për të gjitha këto çështje, emigracionin, mbështetja për Ukrainën, stabilitetin, rritjen ekonomike, sukseset në Ballkan. Ka qenë mrekulli që kam qenë këto sot. E mbaj premtimin se do të rikthehem për diskutime të mëtejshme gjatë vitit. Urime për gjithçka që keni arritur.”, tha Cameron./abcnews.al

Show More

Related Articles

Back to top button