Edinson Cavani do të vazhdojë karrierën në Spanjë. Sulmuesi uruguaian përfundoi kontratën me Manchester United dhe vendosi të mos rinovonte.
“El Matador” ka firmosur deri në verën e vitit 2025 me Villarealin. 35-vjeçari kishte oferta edhe nga Serie A, por ka vendosur të provojë aventurën e parë në La Liga.
Një përforcim i rëndësishëm për “nëndetësen e verdhë”, që sezonin e ardhshëm do të garojë në Conference League.