LajmeSport

Vedat Muriqi pritet të transferohet përfundimisht te Mallorca

Vedat Muriqi duket se është gati ta kompletojë transferimin e tij nga Lazio dhe Mallorca.

U përfol gjatë lidhur me largimin e Muriqin nga Lazio këtë afat kalimtar të verës, është drejt fundit.

Sulmuesi prizrenas pritet të transferohet përfundimisht te Mallorca në La Liga, aty ku shkëlqeu në gjysmën e dytë të sezonit të fundit.

Sipas mediumit italian Tuttomercatoëeb, Mallorca e ka ngritur ofertën për sulmuesin deri në 10 milionë euro që kërkonte presidenti i Lazios, Claudio Lotito.

Dy klubet thuhet se po diskutojnë tashmë për bonuset dhe nuk ka ndonjë befasi, pasi transferimi pritet të kompletohet. /arbresh.info/

Show More

Related Articles

Back to top button