LajmeRajon

Arrestohet spiuni serb në veri të Mitrovicës

Marko Knezhevic, i njohur me nofkën ‘Drug Crni’, nga rrethina e Beogradit, që dyshohet të jetë spiun i Agjencisë së Inteligjencës së Sigurisë serbe (BIA), është arrestuar nga policia të mërkurën pasdite në banesën ku ka jetuar për disa vite, e cila ndodhet në rrugën ‘Vllado Cetkovic’ në veri të Mitrovicës.

Burime të KosovaPress-it nga veriu, bëjnë të ditur se i dyshuari gjatë kohës sa ka qëndruar në territorin e Republikës së Kosovës ka përdorur dokumentacion të rrejshëm të një personi me nacionalitet serb, tashmë të vdekur, nga fshati Frashër (Svinjare) të Mitrovicës.

Sipas këtyre burimeve, në banesë i janë gjetur dhe konfiskuar letërnjoftimi i tij zyrtar që dëshmon se është pjesëtar i MUP-it të Serbisë, disa dokumente tjera poashtu të MUP-it, si dhe disa laptopë.

Burimet më tej kanë shtuar se i arrestuari është bashkëpunëtor i ngushtë i ish drejtorit të BIA-s, Aleksandar Vulin.

Ai në raste të caktuara ka prezantuar ID të gazetarit, përmes së cilës ka përcjellur nga afër situata dhe zhvillime të caktuara. /Kosovapress

Show More

Related Articles

Back to top button