LajmeMaqedoni

Reagon Kabineti i Gashit: Përdorimi i gjuhës shqipe në komunikim zyrtar garantohet me Kushtetutë

Nga Kabineti i kryetarit të Kuvendit Afrim Gashi kanë reaguar pas ankesës së Bisera Kostadinovska Stojçevskës nga LSDM për betimin në gjuhën shqipe para gjuhës maqedonase që bëri Gashi, shkruan TV21. Nga Kabineti i Gashit thonë se përdorimi i gjuhës shqipe në komunikim zyrtar është i garantuar me Kushtetutë.

Në lidhje me: Betimi i kryeparlamentarit në gjuhën shqipe, Stojçevska nga LSDM ankohet te autoritetet për Gashin dhe Koxhaxhikun

“Kryetari i Kuvendit e ushtron të drejtën e përdorimit të gjuhës shqipe në komunikimin zyrtar, e cila garantohet me kushtetutë, me ligjet në fuqi dhe rregulloren e Kuvendit. Këtë të drejtë ligjore ai do ta ushtrojë gjatë gjithë mandatit. Kryetari Gashi është i përkushtuar të garantojë se të gjitha procedurat parlamentare, në përputhje me të drejtat dhe detyrimet që burojnë nga ligjet, ta respektojnë dhe promovojnë shoqërinë tonë multikulturore”, thuhet në reagimin e Kabinetit të kryeparlamentarit Gashi./tv21.tv

Show More

Related Articles

Back to top button