LajmeMaqedoni

Ndihmë falas juridike për qytetarët që do të denoncojnë probleme me sistemin shëndetësor

Filmi dokumentar “Gjaku i papastër” I IRL-së, zbuloi një sërë shkeljesh të të drejtave themelore të njeriut që janë të garantuara me Kushtetutë, si dhe dështimin e plotë të sistemit, që ka për obligim t`I parandalojë dhe mbrojë qytetarët nga keqpërdorimet.

Duke marrë paraysh numrin e madh të denoncimeve nga qytetarët, që kanë mëbrritur në IRL pas emetimit të dokumentarit dhe duke marrë parasysh se procesuimi juridik I rasteve nuk është në fushën e një redaksie të mediave, IRL-ja në bashkëpunim me Komitetin e Helsinkit për të Drejtat e Njeriut dhe Shoqatën Maqedonase të Juristëve të Rinj kanë vendosur një qasje të përbashkët dhe të sistematizuar drejt procesuimit të denoncimeve të qytetarëve, shëndeti dhe të drejtat e të cilëve janë cënuar nga institucionet publike dhe private shëndetësore, vecanërisht mungesës së mbikqyrjes thelbësore ndaj punës së tyre nga ana e institucioneve kompetente. /KlanMacedonia/

Show More

Related Articles

Back to top button