Nga sot qytetarët do të mund të marrin sërish ndihmat sociale në sportelet e Postës ose në adresën e tyre të banimit. Drejtori i Njësisë rajonale të filialit të Postës në Gostivar, Betim Memedi, sqaron se shërbim është lansuar pas marrëveshjes së arritur mes Postave të Maqedonisë, Ministrisë për Punë dhe Politikë Sociale dhe Hallk Bank. Ai tha se kusht i vetëm që shfrytëzuesit ndihma sociale t’i shkojë në adresë të banimit është të kenë llogari transaksionale në Hallk Bank dhe të kenë lidhur marrëveshje me Postën e Maqedonisë për pagesën e ndihmave sociale në adresë të shtëpisë. Nga ky shërbim, Memedi tha se përfitues më të mëdhenjë janë ata të cilët jetojnë në vendbanime rurale.
“Do të përfitojnë qytetarët që marrin ndihma sociale sepse tani do ta kenë më të lehtë të marrin këtë asistencë meqenëse Posta përfshirë edhe vendbanime rurale. Me këtë projekt ofrohet shërbimi afër qytetarit dhe më nuk kanë nevojë për të harxhuar para për udhëtim, ushqim, për pritje të gjata”, tha Memedi.
Ndryshe, nga fillimi i këtij viti Posta riktheu edhe dërgesën e pensioneve deri në shtëpi për të gjithë ata pensionistë që kanë llogari transakcionale në Hallk Bank. Postat sivjet si risi kanë edhe pako biznesin, që nënkupton dërgesa të ndryshme deri në shtëpi, apo nga një adresë te tjetra.