LajmeRajon

Protesta e opozitës para Bashkisë Tiranë, u vihet zjarri gomave

Opozita ka nisur protestën para Bashkisë së Tiranës, duke kërkuar sërish dorëheqjen e kryebashkiakut, Erion Veliaj.

Protestuesit, ndryshe nga herët e tjera kur kanë goditur godinën me molotov, kësaj radhe i kanë vënë zjarrin disa gomave të vjetra.

Para se t’u vihej zjarri, protestuesit kanë pasur përplasje me policinë, që nuk lejonte ndezjen e gomave duke përdorur fikëse zjarri. Por, pas ndërhyrjes së deputetëve opozitarë, protestuesit arritën t’u vinin zjarrin gomave, ndërkohë që vijonte fjalimi i Belind Këlliçit.

Gjithashtu, protestuesit kanë hequr gardhin metalik dhe kanë lëvizur nga vendi blloqet e betonit.

Show More

Related Articles

Back to top button