LajmeMaqedoni

Moti sot

Mot i nxehtë parashihet edhe sot, me më shumë intervale me diell gjatë ditës.

Pasdite përreth viseve malore mund të priten kushte për rrebeshe shiu, që mund të shtrihen në mbrëmje nga pjesë veriore të vendit, apo edhe nga Anamorava. Temperaturat minimale zbresin në 14C e 17C, e ato maksimale ditën shkojnë deri në 29C e 31C, njofton Prishtina Weather.

Frynë erë mesatare dhe mesatarisht e fuqishme jugperëndimore 5-12m/s.

Ditën e premtë, qysh nga orët e mëngjesit po parashihen kalime të rrebesheve të shiut mbi vend, që lokalisht edhe mund të jenë më të theksuara me bubullima, pa përjashtuar mundësi edhe për breshër.

Deri nga mesdita reshjet pushojnë, e më pas priten kthjellime. Temperaturat zbresin në 22C e 23C. Në fundjavë mot më stabil, kryesisht me diell dhe rritje e temperaturave deri në 30C.

Show More

Related Articles

Back to top button