LajmeSport

Tifozët në stadium “zbehin” fitoren e madhe të Rumanisë ndaj Ukrainës?

Rumania shënoi një fitore të thellë 3-0 ndaj Ukrainës, në ndeshjen e vlefshme për grupin E në kampionatin evropian të futbollit, “EURO 2024”. Megjithëse kjo ishte fitorja e parë në 24 vite, ky triumf i rumunëve u zbeh nga tifozët e saj në stadium, shkruan “The Mirror”.

Një video e publikuar në X, tregon tifozët rumunë që brohorasin e emrin e Vladimir Putin, presidentit të Rusisë, vendit që është në luftë me Ukrainën. Kjo vjen pasi UEFA, organi qeverisës i futbollit evropian, vendosi të ndalojë flamujt rusë nga të gjitha ndeshjet e Ukrainës në Gjermani këtë verë nga frika se prania e tyre mund të çojë në çështje serioze të sigurisë brenda stadiumeve.

“Flamujt rusë nuk do të lejohen në ndeshjet e ekipit kombëtar të Ukrainës. Të gjithë flamujt pranohen përgjithësisht nëse nuk konsiderohen provokues dhe diskriminues ose mund të përfaqësojnë një çështje sigurie,” tha mes tjerash një zëdhënës i UEFA-s.

Ndërkohë, presidenti Putin vendosi që ndeshja të mos transmetohej në asnjë stacion televiziv në Rusi. Ndeshjet e ardhshme të Ukrainës në Grupin E kundër Sllovakisë dhe Belgjikës do të ndalohen gjithashtu nga televizioni rus.

Show More

Related Articles

Back to top button