Delegacioni i Bashkimit Evropian në vend ka organizuar brifing me gazetarë dhe redaktorë në vend në lidhje me Marrëveshjen për reforma në sektorë të ndryshme në kuadër të projektit “BE për të Rinjtë”.
Projekti duhet të ofrojë mbështetje për ministritë kryesore në Sektorin e Arsimit, Punës dhe Politikës Social për të organizuar angazhimin dhe pjesëmarrjen sistematike të komunave, partnerëve të biznesit dhe ato social si dhe organizatave të shoqërisë civile në procesin e reformave me qëllim që të rritet punësimi tek të rinjtë.
Specifikat e projektit janë si në vijim: Ndihmë teknike për autoritetet shtetërore për përforcimin e kapacitetit për reforma sektoriale/Marrëveshje për performancë të reformave në sektorin “BE për të Rinjtë”. Monitorim dhe vlerësim i realizimeve dhe arritjeve të indikatorëve për sukses përmes Marrëveshje për performancë të reformave në sektorin “BE për të Rinjtë”.
Në projekt është përfshirë edhe skema “Garanci për të Rinjtë”, të cilën duhet ta zbatojë Agjencinë për Punësim i Maqedonisë së Veriut, skemë kjo që duhet të mundësojë personave deri në moshën 29-vjeçare që nuk janë të punësuar dhe që nuk kanë arsimim ose nuk ndjekin trajnim, ofertë adekuate për punë. \TV21\