LajmeMaqedoni

Nesër fillon seanca kuvendare për zgjedhjen e qeverisë në RMV

Seanca parlamentare për zgjedhjen e Qeverisë së re fillon nesër, e cila duhet të përfundojë më së voni deri në mesnatën e së dielës.

Mandatari Hristijan Mickoski njoftoi se gjatë betimit do ta përdor emrin kushtetues të shtetit.

Qeveria zgjidhet nëse pro saj votojnë shumica e numrit të përgjithshëm të deputetëve. Kryetari i Kuvendit e njofton Presidentin e Shtetit për zgjedhjen e Qeverisë.

Qeveria e re e propozuar nga Mickoski do të ketë 24 anëtarë, përfshirë edhe kryeministrin./Telegrafi/

Show More

Related Articles

Back to top button