LajmeMaqedoni

Taravari: Betohem se do të jem në shërbim të popullit me të njejtin përkushtim si mjek

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari që njëherit u zgjodh edhe ministër i shëndetësisë në Qeverinë e re theksoi se si ministër i sapozgjedhur do të jetë në shërbim të të gjithë qytetarëve, pa dallime.

“Sapo jam emëruar ministër i Shëndetësisë që për mua është privilegj dhe përgjegjësi.
I uroj punë të mbarë Ekipit Tonë dhe të gjithë Ekipit Qeveritar!
Kur u diplomova mjek, u betova se do të jem në shërbim të njeriut dhe shëndetit të tij pa asnjë dallim dhe me çdo mundësi…sot betohem njësoj si atëherë se do të jem në shërbimin tuaj me të njëjtin përkushtim!”, nënvizoi Taravari. (INA)

Show More

Related Articles

Back to top button