LajmeSport

Granit Xhaka, lojtari i sfidës Zvicër-Gjermani

Gjermania dhe Zvicra barazuan me rezultatin 1-1 në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve në kuadër të Grupit A në Euro 2024. Paraqitje fantastike në këtë duel nga mesfushori shqiptar, Granit Xhaka, i cili u zgjodh nga UEFA, si lojtari më i mirë i sfidës.

“Xhaka me sa duket ka qenë kudo sonte. Nga ndihma për të çuar topin përpara deri tek mbrojtja dhe sigurimi që harkimet e Gjermanisë të mos hyjnë në zonë. Kapiteni ka qenë edhe një herë një nga figurat më të spikatura”, shkruante UEFA në faqen e tyre zyrtare gjatë ndeshjes.  Ai vrapoi pothuajse 12 kilometra, ndërsa në një moment arriti shpejtësi prej 31.4 km/h. Saktësia e pasimeve ishte 84 për qind.”

Hera e dytë që Granit Xhaka e fiton këtë çmimin në “Euro 2024”, gjë që e bëri edhe ndaj Hungarisë në fitoren 3-1.

Show More

Related Articles

Back to top button