LajmeRajon

Begaj për masat e BE-së ndaj Kosovës: Besoj që së shpejti vihet në vend drejtësia

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka deklaruar se masat e Bashkimit Evropian ndaj Kosovës janë të padrejta.

Begaj po ashtu ka thënë se raportet me Kosovës dhe Shqipërisë janë shumë të mira.

Ai ka thënë se do të vazhdojnë të bëjnë detyrën e tyre në të mirën e qytetarëve.

“Relacionet mes dy qeverive janë shumë të mira, bashkëpunimi është shumë i mirë. Do të vazhdojmë të bëjmë detyrën, të bashkëpunojmë në të mirë të qytetarëve tanë”, tha Begaj.

Ndërsa, ka theksuar se masat e vendosura ndaj Kosovës duhet të hiqen sa më shpejtë.

“Masat e BE për Kosovën janë të padrejta dhe besoj se shumë shpejtë do të vihet në vend padrejtësia”, ka theksuar Begaj.

Ndryshe, Begaj i bëri pas vizitës së tij në Komunën e Drenasit u shpall edhe “qytetar nderi”, i kësaj komune. /KP/Telegrafi/

Show More

Related Articles

Back to top button