LajmeMaqedoni

Maqedonia e Veriut renditet e treta në Evropë sipas shkallës së vdekjeve nga armët e zjarrit

Me 12,25 raste për milion banorë, Maqedonia e Veriut është e treta në Evropë sipas shkallës së vdekjeve nga armët e zjarrit, sipas analizës së portalit statistikor “Landgeist”, bazuar në të dhënat e Institutit ndërkombëtare për matjen dhe vlerësimin e shëndetit me bazë në Universitetin në Sietëll

 Shkallë me të lartë të vdekjeve me arme zjarri ka në Turqi (18,16) dhe në Shqipëri (15,20). Nga vendet fqinje, kjo shkallë në Serbi është 10,44, në Bullgari 7,69 dhe në Greqi 4,35.

Shkallë më të ulët ka në Britaninë e Madhe (0,66), Islandë (0,87) dhe Norvegji (0,92). Këto tre vende janë të vetmet në Evropë ku policia nuk mban armë.

Në përgjithësi, shkalla e vdekjeve nga armët në Evropë është jashtëzakonisht e ulët. Të gjitha vendet në Afrikë, Azi dhe Oqeani (në të cilat nuk ka konflikt të armatosur) gjithashtu kanë pak vdekje të shkaktuara nga armët e zjarrit.

Për dallim nga ata, norma më të larta shihen në Amerikën veriore dhe jugore, ku përveç Kanadasë dhe Kubës, të gjitha vendet e tjera kanë një shkallë më të lartë të vdekjeve nga armët sesa ajo në Turqi.

Për krahasim, shkalla e vdekjeve nga armët në SHBA është 41,69.

“Landgeist” thekson se shkalla e vdekjeve i referohet periudhës para luftës në Ukrainë dhe nuk përfshin vetëvrasjet me armë zjarri.

Show More

Related Articles

Back to top button