Kryeministri Hristian Mickoski ka thënë se çmimi i energjisë elektrike për bllokun e parë dhe të dytë nuk pritet që të rritje, ose nëse ka shtrenjtim atëherë do të jetë maksimum prej 0-1%.
“Dje ka kaluar ligji për plotësim të ligjit për energjetikë. Nga EVN jam informuar se i kanë rrisin kapacitetet në maksimum. Tani i mbetet KRRE-së, ai është trup i pavarur për të vendosur. Sipas njohurive të mia në këtë fushë, nuk pres të ketë rritje për kategorinë e parë dhe të dytë, ose ajo do të ishte minimale 0,5% deri në 1%, ose rritja e përgjithshme dyfish më pak se inflacioni, jo më shumë se 1-1.5%, pra të lëviz nga 0-1%. Pra, qytetarët të jenë të qetë se rritje të çmimit të energjisë elektrike nuk do të ketë, pres këtë ta vendos KRRE”, ka deklaruar Mickoski, raporton SHENJA.