LajmeMaqedoni

Nga sot energjia elektrike me çmim të ri

Faturat e energjisë elektrike për amvisëritë dhe konsumatorët e vegjël, nga sot deri në fund të vitit do të jenë më të larta për shumicën e konsumatorëve.

Vendimin për rritjen minimale të çmimit e ka marrë Komisioni Rregullator për Energjetik (RKE) të enjten.

Siç tha kryetari i KRRE-së, Marko Bislimoski pas marrjes së vendimit, çmimi i energjisë elektrike për amvisëri nga 1 korriku në bllokun e parë mbetet i njëjtë, në bllokun e dytë ka rritje prej 0,85 për qind, në bllokun e tretë 1,92 për qind dhe në bllokun e katërt prej 1.88 për qind, ndërsa çmimi i energjisë elektrike të lirë do të rritet me 0.65 për qind.

Me këtë, shtoi ai, për 88 për qind e amvisërive që hyjnë me konsum në bllokun e parë dhe të dytë, kostoja e energjisë elektrike do të rritet për 0.4 për qind. Për tetë për qind të amvisërive që kanë konsum në bllokun e tretë kostoja mujore do të rritet me 0,48 për qind dhe për katër për qind të amvisërive që hyjnë me konsum në bllokun e katërt, kostoja do të rritet me 0,57 për qind.

Show More

Related Articles

Back to top button