LajmeMaqedoni

Moti sot në vendin tonë

Moti sot në vend do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë me erë të dobët deri mesatare nga drejtimi verior, e cila përgjatë Vardarit do të përforcohet.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 9 deri 19 gradë, ndërsa e ditës do të arrijë deri 40 gradë. UV indeksi do të jetë 9.

Në Shkup, mot me diell dhe shumë i nxehtë me erë të dobët deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura e mëngjesit do të zbresë deri 17, ndërsa maksimalja do të arrijë deri 38 gradë.

Sipas DPHM-së, nën ndikimin e valës së nxehtë, prej nesër pason periudha e motit shumë të nxehtë me temperatura të larta të cilat do të jenë mbi mesataren dhe në tërë territorin do të jetë aktiv niveli i portokalltë i rrezikut nga temperaturat e larta. Të dielën nga fundi i ditës do të ketë dukuri të izoluar të destabilitetit me reshje të rrëmbyeshme të shiut dhe bubullima.

Show More

Related Articles

Back to top button