Një nga prioritetet e qeverisë së re në infrastrukturë do të jetë edhe përfundimi i autostradës prej Kërçove deri në Ohër. Ministri i transportit, Aleksandar Nikollovski paralajmëroi se prioritetet kryesore të këtij dikasteri do të jenë përfundimi i aksit të shpejtë rrugor Prilep-Gradsko ku Maqedonia qendrore dhe Pellagonia hapet me pjesën tjetër të vendit, përfundimi i Ohër-Kërçovë dhe ndërtimi i digës së Otinjës, që do të thotë shumë për rajonin lindor.Në ndërkohë në fund të muajit qershor, është miratuar edhe pjesa e fundit e kredisë nga banka kineze EXIM për ndërtimin e autostradës Kërçovë-Ohër dhe së shpejti do të transferohen paratë.
Pjesa e dytë e kredisë është rënë dakord në aneksin e vitit 2018 dhe është në vlerën 211 milionë dollarë.Seksioni prej 57 kilometrash është në ndërtim e sipër më shumë se 10 vite nga ana e dy qeverive. Qeveria e kaluar edh dy mandate, nuk arriti ta ndërtojë, kështu që tani do të duhet të përfundojë qeveria e re.
Autostrada e nisur me ndërtim në shkurt të vitit 2014, tani pritet të përfundojë pas më shumë se 12 vitesh si rrjedhojë e problemeve të panumërta që e përcjellin ndërtimin e saj. Autostrada e nisur me ndërtim në shkurt të vitit 2014, tani pritet të përfundojë në 2026-ën, në vend se 2018-ën siç premtohej fillimisht.Ish-qeveria justifikohej se autostrada nuk ishte gati për shkak të rrëshqitjeve dhe planifikimit të dobët.
Në seancën e qeverisë të mbajtur para festave të Vitit të Ri ishte miratuar Informata për Marrëveshjen për ndërtimin e autostradës, me rekomandim që me përfundimin e ndërtimit të vazhdohen aktivitetet, duke lidhur aneks të marrëveshjes me “Sajnohydro” për zgjatjen e afatit të performancës duke shfrytëzuar burimet financiare tashmë të siguruara.
“Me shtesat ligjore të përcaktuara, data 31 dhjetor 2026 është paraparë si afat deri në të cilin Kontraktori duhet të përfundojë punimet në këtë seksion autostradë. Shkak për vazhdimin e periudhës së ndërtimit janë 13 rrëshqitje të reja të shfaqura në trase, si pasojë e projektit fillestar joadekuat dhe fillimit të parakohshëm të ndërtimit të këtij seksioni”, thuhej në njoftimin e Qeverisë.Qeveria e re e udhëhequr nga VMRO-DMPNE premtoi se për dy vite do të përfundojë autostradën që lidh Kërçovën me Ohrin më gjysmën e dytë të vitit 2026.
“Klasifikimi i marrëveshjes me Bechtel-in dhe Enka-n për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10d si sekret shtetëror është shkelje e ligjit për klasifikimin e dokumenteve”, theksoi kohë më parë në Tv Telma, ministri i transportit dhe nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikollovski. Ai beson se duhet bërë një analizë e detajuar dhe jo të shkëputet kontrata. “Ne duhet të shikojmë se sa reale janë paragrafet, sa janë reale projektet e theksuara brenda dhe nëse gjithçka e shkruar korrespondon me çmimin e theksuar”, tha Nikollovski. Ai thotë se e ka lexuar kontratën në detaje dhe beson se ka vend për ndryshime.
“Për shembull mendoj se brenda të të njëjtit buxhet, përveç zgjidhjes së Prilep- Manastir , mund të ndërtohet Prilep – Manastir, bypasi i Manastirit dhe vend kalimi kufitar me Greqinë – Mexhitlia. Mendoj se ka fonde të mjaftueshme për të krijuar një zgjidhje rrugore express nga Strumica në Novo Selo dhe kufiri me Bullgarinë, dhe brenda kësaj të lidhen të gjitha vendkalimet kufitare me autostradë ose me rrugë ekspres”, deklaroi Nikollovski.
Ndryshe, me një aneks të Marrëveshjes, fillimisht afati i ndërtimit ishte shtyrë deri më 30 qershor 2021 dhe më pas afati ishte shtyrë sërish edhe për dy vite të tjera, pra deri në fund të vitit 2023. Sipas vlerësimeve fillestare, ndërtimi i autostradës nga Kërçova deri në Ohër është dashur të kushtojë 374 milionë euro, por pas anekseve të shumta shtesë ka arritur në gati 600 milionë euro dhe akoma nuk kanë të sosur harxhimet për ndërtimin e këtij aksin rrugor.
Këtë vit do të shpenzohen edhe 50 milionë euro, gjegjësisht 50 milionë euro do të merren hua nga Exim Bank kineze për përfundimin e autostradës Kërçovë – Ohër, shkruhet në programin e publikuar të Ndërmarrjes Publike “Rrugët shtetërore për vitin 2024. Kredi nga Exim Bank në shumë prej 3.100.000.000 denarë për financimin e ndërtimit të autostradës Kërçovë – Ohër, shkruhet në dokumentin ku janë paraparë të gjitha shpenzimet e Ndërmarrjes publike për ndërtimin e rrugëve deri në fund të këtij viti.\Koha\