LajmeSport

Dështimi i pabesueshëm i VAR-it eliminoi SHBA-të nga Copa America, Pulisic u çmend me gjyqtarët pas ndeshjes

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës është eliminuar në grupe në Copa America pas humbjes nga Uruguai mëngjesin e sotëm (e martë). Por, deri te eliminimi erdhi pas një gabimi të rëndë nga gjyqtarët.

Uruguai fitoi vendin e parë në Grupin C të Copa Amerika me maksimumin e pikëve pasi mposhtën 1-0 mikpritësin e SHBA-ve në ndeshjen e tretë në Kansas City, duke e eliminuar kështu nga gara e mëtejshme.

Goli i vetëm i ndeshjes u shënua nga Mathias Oliveira në minutën e 66-të pasi reagoi më së miri ndaj një topi të devijuar pas mbrojtjes së portierit amerikan Matt Turner, i cili me shumë vështirësi ndaloi goditjen me kokë të Maximilian Araujo.

SHBA e mbylli garën në grup në vendin e tretë me tre pikë. Vendin e dytë dhe një vend në çerekfinale nga ky grup e siguroi Panamaja, e cila mposhti Bolivinë me rezultat 3-1 në Orlando.

Megjithatë, ndeshja mes SHBA-së dhe Uruguait nuk kaloi pa ndikimin e gjyqtarëve. Goli vendimtar është shumë i diskutueshëm sepse, me sa duket, është një pozitë jashtë loje.

Në videon e shfaqur pas ndeshjes shihet qartë se Oliveria ishte me gjithë trup përballë mbrojtjes amerikane në momentin kur Araujo dërgoi një goditje drejt portës.

Pas mbrojtjes së portierit, ai u aktivizua dhe shënoi një gol, por ai duhej të ishte anuluar për të gjitha llogaritë. Mbetet e paqartë se përse nuk u aktivizua VAR-i pas këtij goli.

Në fund të lojës, kapiteni i ShBA-ve dhe lojtari i Milanit, Christian Pulisic, ishte jashtëzakonisht i zemëruar me gjyqtarët dhe kamerat e kapën atë duke u sugjeruar gjyqtarëve që të shkonin të festonin me lojtarët uruguaianë.

Show More

Related Articles

Back to top button