LajmeMaqedoni

Qeveria miratoi Informacionin për pagesën e pensioneve për muajin korrik

Qeveria në seancën e mbrëmshme miratoi Informacionin për pagesën e pensioneve për muajin korrik 2022 duke obliguar Fondin e Sigurimit Pensional dhe Invalidor që më së voni deri më 26 korrik të dorëzojë në bankat komerciale të dhënat për pensionet, ndërsa bankat komerciale nga 27.07.2022 të sigurojnë që pensionistët të mund të marrin pensionet e tyre të qershorit përmes rrjetit të bankomateve dhe rrjetit tregtar.

Siç njoftuan nga Departamenti i Qeverisë për Marrëdhënie me Opinionin, pagesa me para të gatshme të pensioneve, për klientët që nuk përdorin kartela, sipas pëlqimit të arritur nga bankat, do të kryhet në katër grupe (4 ditë) në të gjitha filialet dhe ekspoziturat e bankave, sipas grafikut të mëposhtëm.

“Për pensione deri në 11.000 denarë, pagesa duhet të bëhet më 27.07.2022 (e mërkurë); për pensionet në shumë prej 11.001-14.000 denarë, pagesa duhet të bëhet më 28 korrik 2022 (e enjte); për pensionet me shumë prej 14.001-18.000 denarë, pagesa duhet të bëhet me datën 29.07.2022 (e premte), ndërsa për pensionet mbi 18.001 denarë, pagesa duhet të bëhet më 01.08.2022 (e hënë), sipas njoftim nga shërbimi për shtyp i qeverisë.

Show More

Related Articles

Back to top button