LajmeMaqedoni

Qeveria vendosi, deri në fund të vitit do të punësohen 300 specializantë privatë

Me propozim të ministrit të Shëndetësisë Arben Taravari, në mbledhje të Qeverisë sot u shqyrtua dhe miratua informacioni për punësim të specializantëve privatë nga sfera e shëndetësisë, të nevojshëm për qendrat shëndetësore publike në RMV për vitin 2024. Me këtë vendim, Ministria e Financave obligohet që të sigurojë deri në dhjetor 2024 mjete shtesë financiare në lartësi prej 38.000.000,00 denarë.

“Në bazë të këtij vendimi, Ministria e Shëndetësisë, në përputhje me analizat për kuadrot deficitare dhe sistematizim të vendeve të punës në institucionet shëndetësore publike të konfirmojë nevojat urgjente për punësim të 300 specializantëve privat deri në fund të vitit 2024”, qëndron mes tjerash në njoftimin e Qeverisë së RMV-së.

Show More

Related Articles

Back to top button