Janë emëruar dhe renditur 25 yjet më të mirë të futbollit botëror të shekullit të 21-të, por lista nuk është se nuk ka befasi.
Me disa nga futbollistët më të mirë të të gjitha kohërave që luajtën dhe luajnë gjatë shekullit të 21-të, tifozët e futbollit sot janë jashtëzakonisht me fat.
Por, ku renditen të gjithë në top 25? ESPN u kërkoi lexuesve të tyre të votonin dhe pasi grumbulloi mijëra vota, dolën me 25 yjet më të mirë të shekullit të 21-të.
Lionel Messi doli në krye të listës me Cristiano Ronaldon të dytin; do të ketë argumente se cili nga të dy duhet të ishte i pari, por nuk mund të mohohet se dyshja kanë qenë dy lojtarët më të mirë të shekullit të 21-të, nëse jo të të gjitha kohërave.
Ish-sulmuesi i Arsenalit dhe Barcelonës, Thierry Henry u rendit i treti, i ndjekur nga bashkëlojtari i tij në Francë, Zinedine Zidane dhe ylli i Real Madridit, Luka Modric që kompleton pesëshen.
Kylian Mbappe është i gjashti në listë, i ndjekur nga dyshja legjendare e mesfushës së Barcelonës, Andres Iniesta dhe Xavi Hernandez.
Brazilianët Ronaldo Nazario dhe Ronaldinho janë përkatësisht në vendin e nëntë dhe të dhjetë, të ndjekur nga Zlatan Ibrahimovic, Kevin De Bruyne dhe Toni Kroos.
Mbrojtësit e parë në listë janë Sergio Ramos (14) dhe Carles Puyol (15), ku të dy kanë fituar Kupën e Botës me Spanjën në 2010.
Sulmuesi francez Karim Benzema është i 16-ti, ish-mesfushori i Barcelonës, Sergio Busquets i 17-ti dhe sulmuesi aktual i Barçës, Robert Lewandowski i 18-ti.
Fituesi i Topit të Artë 2007 Leite Kaka është i 19-ti, pak përpara Neymar Jr që kompleton 20-shen.
Yjet që renditen në top 25 janë edhe Andrea Pirlo, Wayne Rooney, Patrick Vieira, Luis Suarez dhe Gianluigi Buffon.
Renditja e plotë e ESPN:
1:Lionel Messi
2:Cristiano Ronaldo
3:Thierry Henry
4:Zinedine Zidane
5:Luka Modric
6:Kylian Mbappe
7:Andres Iniesta
8:Xavi Hernandez
9:Ronaldo Nazario
10:Ronaldinho
11:Zlatan Ibrahimovic
12:Kevin De Bruyne
13:Toni Kroos
14:Sergio Ramos
15:Carles Puyol
16:Karim Benzema
17:Sergio Busquets
18:Robert Lewandowski
19:Leite Kaka
20:Neymar Jr
21:Andrea Pirlo
22:Wayne Rooney
23:Patrick Vieira
24:Luis Suarez
25:Gianluigi Buffon
/Telegrafi/