LajmeMaqedoni

Takim i ministrit Durmishi me ministren e Kosovës Rizvanoli: Bashkëpunimi i rritur mes dy vendeve do të sjellë prosperitet për qytetarët e Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës

Ministri i Ekonomisë dhe Punës Besar Durmishi, në kuadër të vizitës zyrtare në Prishtinë, Republikën e Kosovës realizoi sot takim pune me ministren e Ekonomisë Artane Rizvanolli.
Gjatë vizitës dhe takimit zyrtar, u shkëmbyen mendime për çështje të rëndësishme që lidhen me thellimin e bashkëpunimit tregtar midis dy vendeve, projektet e ardhshme të lidhjes rajonale. Gjatë takimit, Ministri Durmishi vuri në dukje se Ministria e Ekonomisë dhe Punës, me marrjen përsipër të kompetencave të reja, do të përqendrohet, ndër të tjera, në lidhjen dhe mbështetjen më të madhe rajonale për biznesin vendor për të rritur konkurrentësinë.
“Jemi të interesuar të rrisim bashkëpunimin me Republikën e Kosovës në çdo fushë. Vizioni dhe strategjia që kemi para nesh si Qeveri parashikon bashkëpunim më të ngushtë rajonal dhe vetëm përmes mbështetjes së ndërsjellë, mbi të gjitha në fushën e projekteve rajonale, jam i bindur se përfitimet do të jenë të dyanshme dhe progresi do të jetë i dukshëm për të dy vendet”, tha ministri Durmishi.
Ministri Durmishi shprehu besimin e tij të fortë se konkurrenca rajonale do të forconte rezistencën e rajonit, do të sillte prosperitet për qytetarët, do të krijonte treg më të forte pune, do të sillte rritje dhe një të ardhme të ndritur për ekonomitë dhe në të njëjtën kohë do t’i përgatiste ato për hyrje në tregun e madh të Bashkimit Evropian.
Të dy ministrat ranë dakord se ka disa iniciativa për lidhjen rajonale, dhe ekziston vetëdije te të dy qeveritë për përfitimet që i sjellin integrimet rajonale. Është e nevojshme të punohet në mënyrë aktive në të dyja palët për të zbatuar iniciativat dhe marrëveshjet për zbatimin e integrimeve rajon

Show More

Related Articles

Back to top button