LajmeSport

Donjeta Sadiku sot bokson ndaj kolumbianes Paola Pana

Jo vetëm Akil dhe Nora Gjakova, por edhe Donjeta Sadiku do të ketë një meç ditën e sotme në Lojërat Olimpike ‘Parisi 2024’.

Boksieria kosovare e ka nisur për mrekulli aventurën në Lojërat Olimpike, duke triumfuar kundër boksieres nga Tajlanda, Thanaya Somnuek.

Sadiku rikthehet sot në ring për ta kërkuar fitoren e dytë në Paris.

Sadiku në 1/8-tën e finales do të ballafaqohet me boksieren nga Kolumbia, Paola Angie Valdes Pana, luftë e cila pritet të nis rreth orës 20:00.

Në rast të fitores, Donjeta do të ishte kështu vetëm një fitore larg medaljes olimpike, medalje kjo për të cilën ajo ka thënë se do të jap gjithçka nga vetja për ta rrëmbyer.

 

Show More

Related Articles

Back to top button