“Kjo temë është me rëndësi dhe ka ngjallur shqetësim të madh. Ka përshkallëzuar një furi shpifjesh të një papërgjegjshmërie shumë të lartë në lidhje me një agresion kibernetik masiv, I cili është zmbrapsur përfundimisht. Shërbimet në e-albania janë kthyer masivisht dhe mbetet vetëm një numër i vogël për t’u rikthyer. Kemi punuar natë e ditë, ditë e natë, dhe do të kemi një konferencë të posaçme me shtyp dhe me partnerët kur gjithçka të jetë e përfunduar. Ajo që dua të nënvizoj se së pari, sulmi nuk është nga hakerat e zakonshme e as nga grupe njerëzish të kësaj bote të errët që godasin dhe shtete të fuqishme, si SHBA, për të vendosur gjoba të majme për ente të caktuara. është agresion I organizuar nga një shtet, nuk kemi prova për dy shtete e dyshuara. Shpresoj ta bëjmë në vijim, është pjesë delikate e investigimit”, tha Rama.
https://www.facebook.com/watch/?ref=external&v=1365758047251368