Koncesioneri, i cili siguron ambient të sigurt dhe të ndriçuar mirë për të gjithë qytetarët e Komunës së Gostivarit, njofton përdoruesit se është hapur linja telefonike pa pagesë ku qytetarët do të mund të raportojnë problemet me ndriçimin publik në të gjithë territorin e Komunës së Gostivarit.
Qëllimi i kësaj linje është lokalizimi me kohë dhe zgjidhja e problemeve të qytetarëve që kanë të bëjnë me ndriçimin rrugor në territorin e Komunës së Gostivarit.
Raportimi është i thjeshtë dhe mund të bëhet në numrin e telefonit 042 622 322, i cili është aktiv 24 orë në ditë. Qytetarët duhet të lënë një përshkrim të shkurtër dhe adresën ku është vënë re problemi i ndriçimit rrugor. Pas pranimit të raportimit, shërbimet e ngarkuara për mirëmbajtjen e tij do të reagojnë menjëherë në terren.
“Këtë linjë telefonike e hapëm për të ofruar shërbim të shpejtë dhe efikas për qytetarët e Komunës së Gostivarit. Përveç mirëmbajtjes së rregullt, synimi ynë është të ofrojmë zgjidhje në kohë dhe cilësi për të gjitha problemet që lidhen me ndriçimin e rrugëve. Me mbështetjen e bashkëqytetarëve tanë, ne mund të identifikojmë dhe rregullojmë çdo defekt dhe mangësi, duke siguruar kështu një jetë më të sigurt dhe më cilësore për të gjithë. Inkurajojmë të gjithë banorët e territorit të Komunës së Gostivarit që ta përdorin këtë numër sa herë që vërejnë mosfunksionim apo problem me ndriçimin rrugor”, thonë nga Koncesioneri – Ndriçimi Publik i Gostivarit.
Denoncimet e qytetarëve janë të një rëndësie vendimtare për mirëmbajtjen cilësore të ndriçimit rrugor në komunën tonë. Faleminderit për bashkëpunimin dhe kujdesin e përbashkët për përmirësimin e kushteve të jetesës në Gostivar, thonë nga kompania.