Oda e Noterëve të RMV-së është e gatshme të prezantojë më në detaje analizat dhe argumentet për nevojat e ndryshimeve tarifore.
Nëse ministri i Drejtësisë ka arsye të arsyetuara për anulimin e ndryshimeve në tarifat e Noterisë, sigurisht që mund ta bëjë këtë brenda kompetencave të tij ligjore, por kjo nuk do ta zgjidhë problemin e qytetarëve dhe as të noterëve.
Ky është pjesë e reagimit të sotëm nga Oda e Noterëve, pas njoftimit për tërheqjen e ndryshimeve të fundit të Tarifës së Noterisë, e cila duhet të fillojë të zbatohet nga 1 shtatori 2024.
Në reagim, theksohet se tarifa noteriale në asnjë rast nuk mund të jetë një proces i fshehtë, për arsye se, si çdo herë më parë, edhe kjo tarifa noteriale është miratuar në procedurën e përcaktuar me ligj, e cila zgjati gjysmë viti./Telegrafi/