LajmeSport

Barcelona ende në pritje të Nico Williams

Klubi katalunas, Barcelona thuhet se ende është në pritje të një transferimi të mundshëm të sulmuesit anësor, Nico Williams nga Athletic Bilbao.

Sipas gazetarit të njohur Fernando Polo, Barcelona është ende në pritje të një vendimi të qartë nga Williams për të ardhmen e tij.

Edhe pse transferimi i Williams është bërë i komplikuar pas një vonese në arritjen e një marrëveshjeje për kushtet personale, Barça beson se ai ende mund të vendosë të luajë për ta.

Presidenti i Barçës, Joan Laporta do të heqë dorë nga Nico vetëm nëse ai nënshkruan një zgjatje të kontratës me Bilbaon për të rritur klauzolën e lirimit.

Raportet thonë se Williams tashmë është bindur të qëndrojë në Bilbao me klauzolën e lirimit që do të rritej në 100 milionë euro.

Për momentin, sulmuesi anësor ka një klauzolë lirimi prej 58 milionë eurosh, të cilën Barça është e gatshme ta paguajë.

Barça e ka kthyer vëmendjen te Dani Olmo, i cili ka pranuar t’i bashkohet, ndërsa katalunasit kanë paraqitur një ofertë prej 60 milionë euro për nënshkrimin e tij.

 

Show More

Related Articles

Back to top button