Kosova momentalisht është në mesin e tri shteteve që udhëheqin listën e medaljeve për numër të sportistëve pjesëmarrës në Lojërat Olimpike “Paris 2024”.
“Dy medalje nga nëntë sportistë kanë bërë një lojë efikase në Paris për Kosovën, një vend i vogël pa dalje në det në Evropën Juglindore. Të dyja medaljet erdhën në xhudo për femra (argjendi në 52 kilogramë dhe bronzi në 63 kg)”.
Ekipi i Kosovës me vetëm nëntë sportistë fitoi dy medalje. Dy vendet tjera në top-treshe janë, St. Lusia dhe Dominika.
Vlerësimin e ka bërë gazeta e njohur “New York Times”, e cila në krye të shkrimin ka vendosur foton e medalistes tonë të argjendtë, Distria Krasniqi.