LajmeRajon

Shtyhet afati për konvertimin e patentë shoferëve në RKS deri më 23 gusht

Ministri i Punëve të Brendshme (MPB), Xhelal Sveçla ka marrë  vendim për shtyrje të afatit për konvertimin e patentë-shoferëve nga ato ilegale të Serbisë në RKS.

Lajmin e bëri të ditur vet Sveçla përmes një postimi në rrjetin social në Facebook.

Ai tha se 5,588 qytetarë nga radhët e komunitetit serb kanë aplikuar për konvertimin e patentë shoferëve nga ata të lëshuar nga institucionet ilegale serbe në patentë-shoferë zyrtar të Republikës së Kosovës.

Sipas tij, ky proces i cili është mundësuar në të gjitha qendrat e Agjencisë së Regjistrimit Civil në Republikën e Kosovës ka vijuar pa asnjë incident të vetëm.

Sveçla tha se afati për konvertim do të zgjatet deri më 23 gusht të këtij viti.

“Bazuar në kërkesat e shumta të qytetarëve për aplikim të pajisjes me patentë-shoferë të Republikës së Kosovës, ku vetëm dje kemi pasur 273 sosh, si dhe kërkesën për zgjatje të afatit për aplikim i cili sipas vendimit tonë përfundon nesër, kam marrë në konsideratë ato me ç’rast afati për konvertim do të zgjatet deri me 23 gusht 2024. Pas kësaj date, për të gjithë ata që nuk konvertojnë patentë-shoferët, do të veprohet sipas legjislacionit përkatës në fuqi.

I falënderoj të gjithë qytetarët e komunitetit serb që kanë kryer obligimin e tyre për konvertim të patentë-shoferit dhe i ftoj të gjithë ata që nuk e kanë kryer këtë proces që të respektojnë afatet në fuqi”, ka shkruar Sveçla në Facebook. /Telegrafi/

Show More

Related Articles

Back to top button