LajmeRajon

SHBA: Kosova po vë në rrezik mundësitë që ne i kemi ndihmuar të krijojë

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Matthew Miller, përsëriti se SHBA-ja është e shqetësuar me vendimet e fundit të Kosovës, kur u pyet nëse duhet të ketë pasoja për autoritetet në Kosovë pas mbylljes së disa objekteve të Postës së Serbisë në veri të vendit disa ditë më parë.

“Ne besojmë se vënë në rrezik mundësitë që ne kemi ndihmuar që Kosova të krijojë. Nëse e shikoni që nga pavarësia e Kosovës, SHBA-ja fuqishëm ka mbështetur integrimin e tyre të plotë në komunitetin ndërkombëtar si demokraci sovrane e multientike, por për të realizuar këtë vizion që ne ndajmë, ne kemi bashkëpunuar me udhëheqësit e njëpasnjëshëm të Kosovës në masat për të fuqizuar paqen dhe prosperitetin në vend, duke avancuar Kosovën në rrugën euroatlantike”, tha Miller. Miller tha prandaj e inkurajojnë Qeverinë e Kosovës që të kthehet “në angazhimin e ngushtë dhe konstruktiv” me ta, Bashkimin Evropian, NATO-n dhe partnerët e tjerë ndërkombëtarë.

Show More

Related Articles

Back to top button